Kosovë, 245 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive dhe janë shënuar 3 viktima

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.

Numri total i rasteve pozitive është 60.745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 raste të vdekjes.