Goditi me automjet policin, prangoset 29-vjeçari në Divjakë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi për shkak të detyrës ka goditur me automjet një punonjës Policie.

Bëhet me dije se 29-vjeçari i identifikuar me inicialet E.B është arrestuar në lagjen ‘Skënder Libohova’ në Lushnjë, pasi në momentin që i është kërkuar të ndalojë nga policia ai e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lushnje

Kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. B., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip "Golf", nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".