Gjykata e Kosovës çliron luanin, qeveria Hoti jep mbështetjen

Prishtinë – Vuajtjet e luanit me emrin Gjon në Kosovë duket se morën fund. Gjykata e Gjilanit ka vendosur që luani të konfiskohet, në kushtet kur ai ka hyrë dhe po mbahet ilegalisht në një ambient privat në Gjilan.

Gjykata kështu ka dhënë autorizimin institucioneve përkatëse që ta zhvendosin luanin që po mbahet në kushte të rënda në mot të ftohtë në kafaz dhe t’i gjendet një ambient i përshtatshëm për jetuar jashtë Kosovës.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve e ka kontaktuar edhe Ministrin në detyrë, Muharrem Nitaj, që sipas mediave në Kosovë ka premtuar që të bëjë çfarë është e mundur që rasti i luanit Gjoni të zgjidhet sa më shpejt.

Për këtë luan kishte ngritur zerin me forcë, shoqata ndërkombëtare e mbrojtjes së kafshëve "Four Paws  Internacional" disa ditë më parë.