‘LSI për skrap’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Planet e tij kanë dështuar, pas 25 prillit do ta çojmë në...

Nuk ka vonuar reagimi i Monika Kryemadhit ndaj deklaratës së Edi Ramës se është i vendosur ta ccojë për skrap LSI-në, duke e ccmontuar nga sistemi.

“Planet e Edi Ramës në ikje për LSI për hir të së vërtetës kanë marrë fund, kanë dështuar. Janë si ato reaksionet kimike që nuk arrijnë dot të zbërthejnë bazën, sepse ne jemi aq bazë të konsoliduar, janë si ato reaksionet kimike që nuk arrijnë të zbërthejnë bazën, kështu qe ne jemi aq bazë e konsoliduar, me përqidje të lartë. Kështu që e ka shumë të vështirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik që ka marrë rrugën e vet dhe letra e lakmuesit do të bëhet e kuqe dhe nuk mund të kthehet as lejla dhe as e verdhë”, tha Kryemadhi.

Ndërsa sa i përket kërcënimit për ta kthyer në skrap, Kryemadhi i u përgjigj me ironi se “Elona Guri thotë se ne do ta çojmë për skrap, por në fakt se ne do ta çojmë atë në një azil, se na vjen keq edhe për atë që të kujdesimi”.

Ajo shtoi se shqiptarët do ta dërrmojnë Ramën me votën plebishitare më 25 prill.

Fjala e Kryemadhit në Lezhë

Ne si LSI jemi të gatshëm dhe i kemi ofruar gjithmonë të rinjve dhe të rejave tona program, angazhim dhe ajo që është gjëja më e rëndësishme është vendimmarrja. Sot të rinjtë shqiptarë, përveçse janë larguar nga Shqipëria, po ndihen të papërfshirë, po ndihen të paorganizuar, të pabegenisur, dhe jo vetëm kaq, por në shumicën e rasteve edhe janë tallur.

Një nga problemet kryesore është keqqeverisja, është arroganca, është mashtrimi, ndërtimi i gjithë politikës dhe qeverisjes në bazë të mashtrimit.

Por, sot shqiptarët duan program, sot shqiptarët duan ide, sot shqiptarët vizion dhe ne sot jemi më të qartë se kurrë sepse kemi një program, kemi 5 prioritetet tona kryesore, të cilat ne duam ti realizojmë dhe do ti realizojmë në 5 muaj, në bashkëpunim edhe me të gjithë frontin tonë opozitar. Por nuk është më front opozitar, nuk është më opozitë e bashkuar, por janë të gjithë shqiptarët e bashkuar.
Prandaj shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete.

Kështu që edhe një nga pikat tona kryesore që ne themi dhe që sot është e domosdoshme, është fokusimi ynë te pesë prioritetet tona: tek arsimi, tek punësimi i mirëpaguar për të rinjtë tanë, krijimi i profesionistëve të rinj. Ajo që ndihmon edhe fuqizimin ekonomik të familjeve tona, rimbursimin e shpenzimeve në 5 për qind të faturave të tyre tatimore dhe pastaj edhe programi ynë ‘Nga bebja në bebe’ për të ndaluar shpopullimin me ritme të shpejta që është nxitur nga Edi Rama, për ta ç’bërë atë.
Bashkë me Viktorin, një nga takimet tona kryesore që ne kemi, jo vetëm me votuesit për herë të parë, por edhe në takimet e tjera që ne kemi zhvilluar që prej mëngjesit të ditës së sotme, kemi vënë re se njerëzit janë shumë të lodhur nga mashtrimet që kanë ndodhur deri më sot, nga gënjeshtrat që në tetë vite u janë bërë qytetarëve.

Teksa flasim për rindërtimin, faktikisht këtu janë tre pallate të shembura dhe vetë qytetarët lezhjanë janë prezentë, kur vetë kryeministri ka ardhur, ka prerë shiritin dhe ka thënë që do të ndërtojë pallate të reja, dhe kanë pesë muaj që nuk kanë parë absolutisht asgjë. Dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë një kontratë, një letër të shkruar të zezë mbi të bardhë se ku do të jetojnë, cfarë do të marrin, ku janë shtëpitë e tyre dhe ku do të ndërtohen në të ardhmen. Dhe kjo është një nga pikat më problematike, kur flasim për rindërtimin, që është kthyer tashmë si një projekt fitimprurës për grupin e Dubait. Para 1 jave kishim darkën e Nusretit, dje kishim tabelën e pritjes së delegacionit të ministrave me oligarkët që shkonin përsëri në Dubai.
Pra, një nga problemet kryesor është orientimi anti-evropian që Rama kërkon ti japë Shqipërisë, gjë për të cilën unë jam e bindur se jo vetëm LSI, por gjithë shqiptarët dhe gjithë socialistët e vërtetë, cfarë duan? 99 për qind e tyre e duan Shqipërinë evropiane.

Unë sigurisht që në Lezhë kam ndjesi të tjera, kam ndjesi shumë të mira përsa i përket angazhimeve të mia në fushatën elektorale të 2013-s, por jo vetëm aq. Një strukturë e cila vjen gjithmonë duke u rritur, nga zgjedhjet në zgjedhje, ndryshe nga të gjitha partitë e tjera, që vjen duke u tkurrur dhe kjo ka ardhur si rezultat i votuesve për herë të parë, ka ardhur si rezultat i angazhimeve të të rinjve këtu në Lezhë, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Viktori ka eksperiencat e veta, ka qenë këtu në Lezhë kryetar Bashkie. Gjatë kohës që ai ka drejtuar ne kemi kryer shumë projekte në funksion të komunitetit lezhjan. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të krijojmë hapësira më shumë për të rinjtë dhe të rejat që ta drejtojnë dhe vërtet Lezha sikurse është një qytet aq i këndshëm për të jetuar dhe për të pasur miqësi e shoqëri, ne duhet të jemi aq motivues për të qenë prezent në çdo ditë të vitit.

Boll i kemi lënë shqiptarët të vuajnë. Edhe ne kemi qenë bashkëfajtorë në vuajtjen e tyre, por është më mirë ta kuptosh gabimin dhe të mos ta lejosh të përsëritet më, sepse ajo që është një nga gjërat më pozitive të LSI-së është që jo vetëm mban fjalën dhe premtimet e saj, por u qëndron afër njerëzve dhe prandaj një nga pikat tona më të forta është që LSI gjithmonë ka qenë me ide, gjithmonë ka qenë me program, gjithmonë ka qenë e qartë në idetë dhe vendimmarrjet e saj. Dhe kjo është një nga pikat me të dobëta të kundërshtarit tonë sot, që nuk ka ide, që nuk ka program, nuk ka motiv për të motivuar njerëzit e tij, për shkak se njerëzit nuk ushqehen me batuta dhe me barsoleta. Ju e dini shumë mirë që njerëzit kanë nevojë për punë, kanë nevojë për një punë të mirë paguar. Të rinjtë kanë nevojë për arsim, kanë nevojë të rriten profesionalisht. Sepse një profesionist i ri dhe që është i mirë arsimuar, sigurisht që do të jetë edhe një kontribuues shumë i mirë në shoqëri, edhe në vendin e punës ku do të punojë, por edhe për gjithë shoqërinë.

Ne na duhet një shoqëri me të rinj dhe të reja, të cilët kanë pasion, kanë rritje profesionale, kanë arsim shumë të mirë dhe mbi të gjitha që kanë një dashuri për vendin.

Shqipëria sot është e varfër për shkak të klasës politike, por është shumë e pasur për shkak të të rinjve dhe të rejave që ka dhe ne do të investohemi totalisht tek ta. Gjithmonë të rinjtë kanë qenë pjesa kryesore dhe nxitëse edhe mbështetëse e LSI dhe kjo është një nga pikat tona më të forta. Është një mundësi që na krijon jo vetëm kontaktet dhe lidhjet por dhe angazhimin e familjeve tuaja por dhe motivimin qe familjet tuaja ju japin ju për të punuar për të marrë përsipër përgjegjësitë jo vetëm zgjedhore por dhe politike për të qenë vendimmarrës dhe për të hartuar dhe ndërtuar e zbatuar ato politika të cilat janë të domosdoshme.

Nuk është më dembele rinia shqiptare se po të shikosh gjithë këto gjëra që janë bërë këtu nuk i ka bërë as qeverisja e Edi Ramës as e ndonjë tjetri, i kanë bërë të rinjtë dhe të rejat e Lezhës, të cilët i ke emigrantë rrugëve të botës dhe që mbajnë familjet e tyre. Normal që e quan Edi Rama dembele se është vetë dembel. Se kujton se me ngjyrosje fasadash mund të mbajë godinat e kalbura të Rilindjes së tij. Rinia lezhiane si gjithë rinia shqiptare është më punëtore ashtu siç lulëzon në çdo cep të botë kudo që shkon ashtu ka për të lulëzuar dhe në Shqipëri, duke i dhënë dërrmën më 25 prill pas 82 ditësh që janë ditë të cilët ikin shumë shpejt dhe vijnë përgjegjësitë që duhet të marrë rinia lezhjane, shqiptare kudo që është për të drejtuar vendin.

Unë them ne kemi 5 ide, kemi një program, a mund të dëgjojmë nga pala tjetër cilat janë idetë e tij për të pasur një punë të mirëpaguar për të rinjtë tanë? A mund të kemi një ide nga Kryeministri sesi do të rrisë pensionet e pensionistëve. Sepse deri më sot në 8 vite i ka rritur vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Më shumë është rritja e indeksit sesa rritja e pensioneve. A mund të kemi një ide nga kryeministri në ikje sesi do të çojë 5% GDP e arsimit. A kemi një ide sesi do të krijojë punë të mirëpaguar për të rinjtë tanë. A kemi një ide nga Kryeministri sesi do të rikthejmë të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. A kemi një ide ne nga ky kryeministër sesi do të krijojë ekonominë shqiptare që të zhbllokohet nga oligarkët. A kemi një ide ne nga ky kryeministër sesi do të bëjmë që të rritet lindshmëria dhe të jetë më e lartë se vdekshmëria se për herë të parë kemi që vdekshmëria është më e lartë se lindshmëria.

Pra e po e rrudh, plak dhe zvogëlon këtë popull. A kemi një ide nga kryeministri sesi do të krijojë më shumë punësim për familjet shqiptare. A kemi një ide nga ky kryeministër sesi do të ulë varfërinë për familjet shqiptare. Sepse ka 2 dollarë për frymë ushqim në ditë. Si do të bëjë që ta çojë në 4, 6, 8,10 siç e ka në gjithë vendet e tjera të rajonit. A kemi një ide sesi ky kryeministër do ti japë zgjidhje gjithë problemeve që kanë sot shqiptarët.

Pra ajo që është sot e rëndësishme për ne është që kemi ide. Përveç se kemi ide kemi vizion, kemi plan, kemi program, të cilat do ti çojmë përpara dhe do ti realizojmë sepse ne e mbajmë fjalën, ne iu qëndrojmë qytetarëve tanë, ne iu qëndrojmë njerëzve, por mbi të gjitha i qëndrojmë vendin tonë. Ne e duam vendin tonë dhe do ti shërbejmë atij. Ko është një nga pikat tona kryesore që ne do të ecim të vendosur në rrugën tonë. Planet e Edi Ramës në ikje për LSI kanë marrë fund, kanë dëmtuar, janë si ato reaksionet kimike të cilat nuk arrijnë dot të shpërthejnë bazën kështu që ne jemi aq bazë e konsoliduar, me përqindje shumë të lartë kështu që e ka shumë të vështirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik i cili ka marrë rrugën e vetë dhe letra e lakmuesit do të bëhet e kuqe nuk mund të bëhet dot më as e verdhë, as rozë dhe as lejla.


Ne kemi parë vetëm gënjeshtra, mashtrime,300 mijë vendet e punës, uljen e çmimit të energjisë elektrike, pensionet e dyfishuara, çdo gjë me dyfish, tani nuk ka më, tani dhe vaksinën e dyfishuan, kështu që ne duhet ti japim fund gënjeshtrave të tij dhe të kujtdo tjetër që kërkon të ngrejë pasurinë e vetë për 3-4 veta në kurriz të gjithë shqiptarëve. Kjo është e qartë dhe shqiptarët më 25 prill do ta dërrmojnë me votë plebishitare sepse nuk është votë për parti politike por për të ardhmen e vendit, është votë për ju vetë kështu që unë ju ftoj çdo ditë nga 10 minuta ti kushtoheni një njeriu se është e domosdoshme.