Agjencia Italiane e Barnave: Vaksina AstraZeneca mundet të përdoret për personat mbi 55-vjeç

Agjencia Italiane e Barnave, Aifa ka shprehur një mendim pozitiv për vaksinën AstraZeneca  duke sugjeruar përdorimin e saj në moshat mbi 55 vjeç.

Agjencia Italiane e Barnave thekson se është "në pritje të rezultateve të mëtejshme nga studimet aktualisht në zhvillim. Për momentin vaksina e AstraZeneca sugjerohet për një përdorim preferencial në grupet për të cilat ka prova më të qëndrueshme, dmth. persona midis 18 dhe 55 vjeç.  Sidoqoftë bazuar në rezultatet e imunogjenitetit dhe të dhënave të sigurisë, raporti përfitim-rrezik i kësaj vaksine është i favorshëm edhe në subjekte të moshuar pa faktorë rreziku ”.

Aifa thekson se tre vaksinat e miratuara nga EMA, mund të përdoren në të gjithë popullatën dhe se megjithëse me disa kufizime, të dhënat aktualisht në dispozicion tregojnë se efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është më i ulët se ai i vaksinave të dërguarit të ARN-së.

Në popullatën mbi 55 vjeç, studimet për AstraZeneca "tregojnë një nivel pasigurie në vlerësimin e efikasitetit për subjektet mbi 55 vjeç, pasi ky grup kishte një grup më të vogël të përfshirë në teste kishte të dhëna më të pakta."

Javën e kaluar autoritetet gjermane kanë sugjeruar përdorimin e vaksinës së saj antiCOVID, në moshat nën 65 vjeç.