VIDEO/ Banorët e Skenderajt ‘përzënë’ Albin Kurtin, sulmohet me vezë kreu VV

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është sulmuar me vezë gjatë vizitës së tij në komunën e Skënderajt.  

Vizita e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt. 

I rrethuar nga Forcat Speciale, pas incidentit që ndodhi 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, Kurti është përballur sërisht me një protestë të banorëve të zonës të cilët kanë kërkuar largimin e tij.

Qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK” dhe duke thirrur me zë të lartë emrin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në videot që po qarkullojnë në internet, qytetarët shihen edhe duke sulmuar me vezë kreun e Vetëvendosjes, i cili ndodhej në atë zonë për fushatë elektorale.

Për shkak të presionit të hasur nga banorët e zonës Skënderaj, Kurti është detyruar të ndërpres fushatën.

Kjo nuk është hera e parë që kreu I Vetëvendosjes haset me të tilla situata. Dy vjet më parë ai u sulmua me vezë nga një qytetar teksa hynte në ndërtesën e Kuvendit. E njëjta situatë ndodhi edhe 4 vjet më parë, gjithashtu para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.