Koeman ka dyshime për të ardhmen e Lionel Messit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka dyshime për të ardhmen e Lionel Messit.

Messi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka zëra se do të largohet me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që interesohen për 33-vjeçarin.

“Unë nuk i besoj”, u përgjigj Koeman kur u pyet për largimin e messit nga “Camp Nou”

“Unë besoj se ai ende është një lojtar i shkëlqyer dhe vazhdon të fitojë ndeshje për ne. Jam duke shijuar punën si trajner i tij. Në çdo stërvitje ju mund të shihni cilësitë e Leos, është i pabesueshëm. Ai erdhi në Barcelonë si fëmijë dhe nuk e shoh Messin të veshë një fanellë tjetër që nuk është e Barçës”, tha Koeman.