Programi i PD, Basha: Unë nuk bëj premtime! Ky që shpalosëm është Angazhim!

 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha theksoi qartë sot lidhur me programin qeverisës së PD-së, se ai është një ofertë, një angazhim dhe jo “premtim”.

“Ne kemi vite që përgatisim ofertën tonë për shqiptarët! – nënvizoi Basha në konferencën e shtypit. - Jo premtime! Unë nuk bëj premtime! PD nuk bëj premtime!

Ky që është shpalosur nga kjo sallë dhe do të vazhdojë të shpaloset në javët në vijim, është “angazhim” – plan pune konkret dhe ka marrë kohë të gjatë për t’u përgatitur, me ekspertët tanë më të mirë, të Shqipërisë dhe me ndihmën më të vyer ndërkombëtare.

Është ky plan pune, në qëndër të të cilit janë hallet që kanë shkaktuar tetë vite të keqqeverisjes së qytetarit Rama, që s’i ka mbetur marifet tjetër veç sulmeve, diversioneve dhe harxhimit të kohës televizive për mashtrime që nuk ia beson askush as brenda shtëpisë.

Plani ynë ekonomik në tërësi ka qytetarin dhe familjen shqiptare. Objektivi i tij ëhstë i qartë, të mundësojë brenda katër viteve 110 mijë vende të reja pune. Taksat më të ulëta, të japë arsye dhe mundëis ët rinjve që të qëndrojnë dhe ejtojnë në vendin e tyre dhe ulë ndjeshëm papunësinë dhe koston e jetës.

Prej muajsh ky plan është detajuar sikundër edhe reformat që do të ndërmerrenjavë pas jave dhe muaj pas muaji në 100-ditëshin e parë që pas katër viteve të dalim para shqiptarëve me plan pune kopnrete të realitet dhe jo premtime të pambajtur."