Basha: Rama me pushtetin e pakufizuar që nga Enver Hoxha, shikoni ku e katandisi Shqipërinë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë shtypi mesditës e së martës të cilën e ka filluar duke shpjeguar arsyet e sulmeve të fundit të Kryeministrit Edi Rama ndaj programit që ka shpalosur PD-ja në fushën ekonomike dhe të shëndetësisë.

“Pas tetë vitesh dështimesh , - tha Basha, - s’i ka mbetur gjë tjetër veç të ngulet para Facebok-ut e të vjellë sulme  që pas shpalosjes së programit

Pse e bën Rama këtë?!

Po çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, Kryeministri që në tetë vite dështime ka prodhuar vetëm papunësi, largim masiv të të rinjve, shkatërrim të ekonomisë dhe të vendit!

Imagjinoni, nuk është e lehtë. Vëreni veten në pozitën e një njeriu që në tetë vjet ka pasur gjithçka në dorë, edhe arrën, edhe gurin, gjithçka. Pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës e ka pasur Edi Rama! Shikojeni  tani  ku e ka katandisur Shqipërinë me pushtetin që ka pasur.

Tani shikoni orë të tëra "çaveziane" me sulme ndaj opozitës, ambasadorëve dhe BE-së, kurse ne kemi vite që përgatisim ofertën tona ndaj shqiptarëve."