Zbulohet arsyeja pse Diletta Leotta dhe Can Yaman janë bërë së bashku

Është folur gjatë për një lidhje të mundshme mes gazetares italiane seksi, Diletta Leotta dhe aktorit turk Can Yaman.

Dyshja madje janë fotografuar së bashku nga paparacët gjatë kohës së aktori qëndronte në një hotel në Romë.

Por së fundmi është mësuar se gazetarja bukuroshe do të marrë pjesë në një serial turk ku do të luajë së bashku me Can Yaman.

Madje në mediat turke shkruhet se krijimi i lidhjes së tyre u sugjerua nga kompania për arsye që kjo telenovelë ku dyshja do të jenë protagonist të jetë e shikuar.

Përveç kësaj Leotta do të shkojë në Turqi në ditë në vijim për të marrë pjesë në xhirime dhe roli i saj në këtë telenovel është i një princeshe bjonde.