Kontratë faraonike/ Zbulohet paga e Sadikut në Bolivi. Ja sa milionë dollarë do të përfitojë...

Nga Liga e Dytë spanjolle, në Turqi. Më tej, në Amerikën Latine.

Armando Sadiku është transferimi më i fundit i kuqezinjve, i cili ka zgjedhur vijimin e karrierës për të paktën një vit te Bolivari, skuadra më e titulluar e Bolivisë.

Po çfarë detajesh ka tjetër në kontratën e shqiptarit? 

Nga burime të “Panorama Sport”, Armando Sadiku me skuadrën e re do të përfitojë një pagesë prej 1 milion dollarësh në vit. Një pagesë neto për bomberin e Kombëtares, pa përfshirë edhe klauzola ekstra dhe përfitime dytësore që mund të vijnë nga arritje personale ose edhe kolektive me skuadrën e Bolivarit.

Bomberi i Kombëtares bëri një prezantim fantastik në skuadrën e re, duke qenë se në 30 minuta ku u aktivizua në një ndeshjemiqësore, ia doli që të realizonte dy gola si dhe të asistonte një tjetër.