Rama: Kam një vizion, dua të qëndrojë në pushtet deri në 2030

Gjatë konferencën së përjavshme ‘Ekonomia në fokus’, Edi Rama ka deklaruar hapur se ai synon që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.

Sipas tij këto zgjedhje dhe të tjerat pas tyre nuk kanë të bëjnë thjesht me zhvillim dhe programe ekonomike, por me një vizion që ai ka në kokë.

‘Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë, duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet, pastaj çfarë është bërë dhe kush duhet të bëjë më shumë. Kjo fillon nga karakteri, nga karakteri i lidershipit, i forcës politike, nga karakteri i forcave politike.

Ne e kemi thënë me kohë që ne do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e vitit 2030 sepse praktikisht jemi në kushtet kur nuk mund të flasim me qyt për thjesht një program elektoral për të marrë punët e vendit por do të flasim për një vizion dhe ecuritë e punëve në vend dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi në gjendje që qytetarët duan, të gjithë duam.

Së shpejti besoj do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët’, deklaroi planin e tij afatgjatë Rama.