‘Rrathë të brendashkruar’, përshtypje për librin e Rudolf Markut

Nga Robert Prennushi/

Përshtypje

Të mësuem me daljet bujare në fb të poetit Rudolf Marku me poezitë e veta, të miqve, madje dhe me përkthimet e poezisë bashkëkohore, mora në dorë me kurreshtjelibrin“Rrathë të brendashkruar” - edhe si nji mënyrë me ikë nga bombardimi ogurzi i medias - tue mendue se këto nji qind faqe, për dy tre ditë do të më marrin prej këtij shtet-rrethimi me më çue në nji botë tjetër, në ate të poetit. E fillova me kerkimin e kuptimin e  “Rrathë-ve...”, rrathë që i kerkova, pornuk i pashë as në titujt e poezive e as në Parathanien e Pasthanjen.

Sa hapa faqen e parë, me germa kapitale më doli përpara nji titull që, si emertim, më shtangu:VENDI IM.Madje nuk po kuptoja nëse titulli ishte në rasën emnore o thirrore.

Por, si në pasaportë - sepse vertetë pasaportë, kartë identiteti asht kjo poezi -ka vetëm emën e mbiemën. Por mbas leximit të saj mbeta i shtangun.Ishte vertetë nji kartë identiteti poetike. Nuk kam lejën e poetit, ndryshe do ta kopjoja rresht për rresht,me ju tregue se sa dashuni, klithma, pyetje, dyshime, urime, mallkime e dëshira; sa O, e Oh-e të pashkrueme ndjehen në këte poezi; në këte poezi kushtue fatit të vendit të vet, nga nji poet që tashma ka kalue gjysmen e jetës larg tij.

E këtu filluen të më shfaqen “Rrathët” që, tue qenë të mbrendashkruem, kanë nji qendër: Dashuninë e pakushtëzueme për Vendin. Për Vendin edhe pse ai, (Vendi)

“vazhdon ngjitjen...në drejtimin e kundërt të gravitacionit të dashunisë...në trajektoren e dhimbshme të harresës..., në malin mistik të teologjisë së dëshprimit...”.

Por dëshirat e poetit e bajnë të kërkojnë rrugë të tjera, derisa arrin...”Në vendin më të bukur të dheut...Në qoshkun e preferuar të engjëjve...

Engëlli i historisë që nuk na thotë as vendin se ku jemi.

O Vendi im!”

(VENDI IM)

Nga leximi, kundrimi e ndalesat gjatë kësaj poezie, kuptova se nuk do të mund të lexoja ma shumë se tre o katër prej tyne në ditë. Pse poeti gjithnjë të ban me mendue ma shumë se sa thotë; të ban me mendue pse Engjëlli i historisë “nuk na thotë as vendin se ku jemi”. Pse edhe vetë nuk po dimë se ku jemi e, aq ma pak, ku po shkojmë; në cilin kah të historisë o të gjeografisë e ndjejmë veten?

Gati në të gjitha pozitë, në fund, asht shenue edhe viti e vendi ku janë shkrue apo frymëzue poeti.

Mjafton me lexue vendet e botës e temat e poezive, për me kuptue se në sa “rrathë” ka kalue fizikisht e mendrisht poeti. Por gjithnji në “rrathë të brendashkruar”, prakoncentrikë, me nji qendër, ku vertetë forca centrifugale asht e madhe në botën e globalizueme, por forca centripetale gjithnji e terheq në qendër.

Poeti kthehet shpesh në qendër, fizikisht e jo vetëm; në vendin e vet,edhe pse

“vetëm hajdutët e tu na presin me mirësjellje të sinqerta”

edhe pse

“policët e tu na shohin me dyshim”.

Ku

“të ligjtë na kanë zanë pritë nga kthinat e fshehta të Ferrit”.

E pyet me dhimbje:

“Ku shkuan njerëzit e tu të mëdhenj? Mitet, legjendat?”.

(VENDI YNË QË NUK JE AS YNI)

Gjithnjinë lëvizje, por gjithnji ndër “Rrathë të brendashkruar”, pra koncetrikë, shpesh me përmasa edhe jashtëtokësore, si vetë fantazia e poetit, çdo lëvizje centrifugale e tërheqprap në qendër, afër vendit të vet të lindjes, pa ja arrijtë kurrëkëtiqellimi.

“Shkapercej male, lugina, hone të frikshme,

I biemespërmesMesdheut, Adriatikut, Jonit,

Por nuk arrij në Tiranë,

Dhe jo e jonë Shqipëri”.

Poeti nuk stepet, provon rrugë të tjera; por ma tej, me takt, i thonë të mos marrë ma

“as avion e as tren”.

Poeti insiston. Merr anije, tragete, nëndetëse, kalon tunele, perdor dhe

“Teknologjinë më të fundit të shpejtësive të zemrës”.

Por në Rinas e qeshin dhe i thonë:

“E kupton edhe vetë, nuk ke mbërritur në Tiranë. Dhe jo e jo në Shqipëri”.

“Sepse trishtimi nuk qenka vend,

Sepse trishtimi nuk qenka gjeografi”.

(KURRË NUK DO TË MBËRRIJË NË TIRANË)

Mëdyshjet, por edhe dëshirat poeti i shpreh në forma të ndryshme, edhe sureale. Ai sheh nji engjëll me njërin krah si Vdekja dhe krahun tjetër si Jeta.

E mira dhe e keqja sëbashku tek ne?EdhetekEngjëlliynëihistorisë?

Po.Engjëllin, për fat tëkeq, e kemi me krahëtëndryshëm. A po e shohim ne si të tillë? E duem të tillë!?

Engjëlli “fluturonnë Detin Adriatik”.(Pra atje ku dikush thotë se fillon Lindja o mbaron Përendimi?). Ne, bashkë me poetin e veshtrojmë fluturimin e tij mbi një kodër deri në përendim dhe ma vonë. Asgja të mirë, asnji ogur në atë flurim. Rrezet e fundit na duken si nga nji xham i thyer, ndërsa Engjëlli futuron mbi pejsazhe të shkreta, me njerin krah si Vdekja dhe krahun tjetër si Jeta. Tashma bota ka ndryshue. Për të keq.(E fajin e kemi ne!).

Ndaj Engjëlli nuk veshtron nga ne.

“Vertitet në rrathë të brenda shkruar, jashtëshkruar.”

Pra edhe të jashtashkruem!Pra pa qendër!(Rrathët! Rrathët Danteskë të mijëvjeçarit të tretë. E kjo asht tragjedia sepse rrathët e mbrendashkuem, këte herë janë edhe të jashtashkruem. Ndaj edhe dëshprimi i poetit. Po humbim edhe qendrën?).

Jemi ne që nuk dijmë se ku e kemi qendrën. Ndaj Engjëlli  sillet i dyzuem, larg, larg nga deti në pllajat e shkreta të qyteteve moderne, me

“këngën e trubadurve për Dashuninë dhe Luftën”.

Edhe poetët kanë psue mutacion,mbasi, çka asht ma keq,“Përherë e më rrallë poetët i ngrenë sytë për të parë yjet”.

“Dhe ne … shohim engjëllin buzë detit Adriatik …që futuronme rrathë, në mënyrë jo toksore.

…Tek nakujton at’ kohëkurbesonim

Sëvërtetyjetderdhin lot,

Tek dëgjonimnëheshtjemuzikën e sferaveqiellore.”

(NJË ENGJËLL ME KRAHË TË NDRYSHËM)

Ndër faqet e Vëllimit edhe pushojmë. Por gjithnji me të paprituna. Si vetë fantazia e poetit.

Çka mund të bajë dashuria? Ku të çon ajo? Çka të le me pa e mos me pa? Çka ndodhë mes nesh? Ç’po i ndodhë poetit që pohon: “Kishim rënë jasht kohe”. E pra koha asht realitet, koncept, që edhe rrahjet e zemres na e kujtojnë.  Por për dashnorët

“Nuk kishte as muaj dhe as vite. Ditët janë çaste...Kalonim mes nji zjarri që ndizej përherë e më tepër”.

Pse gjithë ky zjarr? Pse“Zjarrfiksit të gjithë, të gjithë kishin vdekur”.

Nuk egziston asgja.

“Edhe qyteti kish vdekur. Parajsa ishte bashkuar me Ferrin”.

Edhe kur pa pritë ndodheshin në breg të detit

“Perbindshat...na shihnin dhe iknin të turpëruar duke folur me vete”.

Ishte dashunia që i bante të gjitha këto.Edhe

“Nata shkelqente nga dy globet e tua diellore”

(I vetmi aludim “karnal”).

Veç statujat mijëvjeçare, ende të pazhvarrosuna, “shihnin puthjet tona”.E gjithë kjo ishte dashuni e përmasave që nuk matet, pa kohë e cak;jasht kohore e gati jasht tokësore.

“Mos pyesni për vitet, për muajt dhe javët,

Dashuria na kish mbajtur sa larg kësaj bote,

Derisa nji ditë ramë në kohë, larg njëri tjetrit,

Me kalendarët dhe orët që na përgjojnë nga çdo qoshe.” 

(ISHTE  DASHURIA)

Krejt ndryshe ‘Balladë’-nji hymn për femnën, për gruen:

“Të premtova gjërat më të pamundurat në botë...Ti më besove pa më pyetur as edhe një fjalë”.

Dhe premtimet shtohen e bahen edhe ma të bukura: me fustane “tëbërë nga drita e hënës, nji krehër prej shkume deti të bardhë”, madje dhe “një karficë me dy brigje të largëta, për të lidhur flokët e shprishur – një ujvarë”.

E prap ajo beson “pa thënë asnjë fjalë”.

Dhe ai ndjehet fajtor ndaj saj:

“...Pësëdhjetë vjet më pret maj’ kodres me durim,

Sheh në det mos duket anija ime

Dhe pyet hutueshëm pulëbardhat për fatin tim.

Ti që vetë kurrë nuk pate as mbërritje as fillim”.

Kujt i kushtohet kjo poezi, kaq e ndieme, ku vetë intensisteti i ndjenjave e ka ba poetin edhe “klasik” e të përdorë asonanca, madje edhe ndonjirimë? Pse dashunia asht ndoshta ndjenja që ka ndryshue ma pak ndër shekuj? Nji Poezi e bukur, vertetë bukur dhe e vertetë. Sado të kishim dashtë ne, burrat, të dinim me shkrue kaq bukur,për t’ja kushtue nji poezi të tillë grave tona, të gjitha grave-nana të brezit tonë që na dhanë shumë ma tepër se i dhamë.

(BALLADË)

Edhe pse poeti përmend qytete e vende të hueja, përmend Londër e Kaliforni, lexuesi e ndjen se ai asht shpirtnisht në “rrethin” afër qendrës, kur pyet:

“E pse u dashkam të jem në këte qytet,

 Ku zemra më dhëmb?...

 Si tridhjetë vite më parë pres të më shfaqesh

Nga një qoshe rruge që nuk ka kuptim.

…..

E lagur, bërë qull, si nga dënesjet e dikurshme

Në këte qytet pa asnjë premtim.

E askushnukkujtohet se lotëtquhenshi”.

(E PSE U DASHKAMTË JEM NË KËTE QYTET)

Në këto shenime - ma shumë përshtypje - kam citue vetëm 7 poezi, pa cekë aspak 50 të tjerat që ka Vëllimi poetik i Rudolf Marku. Janë përshtypje pa asnji pretendim kritik, pse Libri asht shumë ma i pasun e i bukur e befasues në formë e tematikë ngakjo që mujta me shkrue për “Rrathët..”.Aty do të gjeni “aludime e aluzione”, prova stilistikeme zhdervjelltësinë e atij që zotnon gjuhën e artin poetik. Secili do të reflektojë shumë ma tepër për nji poezi, se sa rreshta ka ajo vetë.

Po shtoj vetëm pak rreshta të autorëve të Parathënies e Pasthënies, autoritete të fushës, që kaq shumë do të kisha dashtë të ishin të mijat. Pse vertetë, mbasi mbylla faqen e fundit të Vëllimit, m’u duken se ishin edhe të miat.

Gëzim Basha:

Mbasi flet për nevojen e rishikimit të historisë së letërsisë shqipe, edhe si nji kanon korrentesh estetike thotë: “Roli dhe arritjet e Rudolf Markut si një forcë emancipuese në letrat shqipe do të duhej të zinte një vend të merituar”.

Bujar Xhaferaj:

Me“I vonuari” e “Balladë për njeriun që s’dua ta njoh”, të shkruar më larg se 40 vjet ma parë,poeti RudolfMarku“indentifikohej një autor i madh, i cili mbart në vetvete përulësinë e mjaftueshme për të prodhuar dashuri poetike dhe estetike për njerëzimin dhe për çdo gjë që mbetët e shenjtë për qenien njerëzore, duke krijuar nji art të tillë, të aftë për t’u bërë pjesë e koshjencës universale…”.

Ancona, 28.01.2021