Paloka u përgjigjet shërbëtorëve të Ramës: Ja ku do gjenden paratë për qytetarët

Nga Edi Paloka/

Pas paraqitjes së një pjese të programit të PD (atë të ekonomisë dhe shendetsisë) u hodhën në sulm menjeherë shërbëtoret e keqpërdorur e të mirëpaguar nga Rama me paratë që ju grabiten shqiptarëve.

Ata që nuk e pyetën kurrë Ramën se ku do i gjente paratë për të hapur “300 mijë vende të reja pune” ; ku do i gjente paratë për të rritur rroga e pensione; si do e bënte “shendetësinë e arsimin falas” ; si do i “legalizonte shtëpitë falas”...Ata që kurrë nuk pyetën këto 8 vite se ku janë portet, aeroportet, rrugët e resortet , ku janë në realitet investimet që Rama shpalos në 3D sa herë ka zgjedhje. Ata që në 8 vite nuk pyetën se përse asgjë nga keto nuk është realizuar; përse Rama mashtron edhe për gjërat më banale . Ata që në 8 vjet nuk pyetën se ku përfundojnë paratë që ju merren shqiptarëve. Ata që nuk e pyetën kurrë Ramën se si ka mundësi që në vend të programit në 2017 , ju ofroi shqiptarëve vetëm një shfaqje me brekushe e batuta bajate për “timon e tepsi” e pastaj “fitoi” dhe zgjedhjet...!

Papritur, këta , klithen të gjithë me një zë: “ Ku do i gjejë Basha paratë për të realizuar programin që paraqiti..?” Megjithëse programi është i detajuar dhe shpjegon konkretisht dhe burimet e financimit dhe kohën e mënyrat e realizimit.

Sidoqoftë sa për “indicie” , po ju jap vetëm një shifër “të vogël” nga ato që ju grabiten shqiptarëve çdo ditë për të përfunduar në xhepat e Ramës dhe oligarkëve të tij [????]

Ah se harrova, janë dhe paratë me të cilat shperbleheni ju...