Reshjet e dendura të shiut, ARRSH thirrje shoferëve: Kujdes këto akse, problematikë e shtuar

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar akset më problematike.

Sipas ARRSh-së aksi Elbasan- Fushë Labinot ka pasur rënie gurësh por pas pastrimit të tyre, qarkullimi është i mundur.

Në aksin e Valbonës, në  Kuben-Vasije, në Kukës- Bushtricë dhe në Peshkopi- Qafë Drajë ka pasur rënie të inerteve.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset, por drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, thekson ARRSH.