Ambasadori: Pas rishikimeve të kontratës avionët F-35 do të arrijnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

DUBAI (Reuters) - Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington tha se ai ishte i sigurt se shitja e avionëve F-35 në vendin e tij do të kalonte pas një rishikimi nga administrata e Presidentit Joe Biden

Emiratet e Bashkuara Arabe kishin nënshkruar marrëveshje për të blerë deri në 50 avionë F-35, 18 dronë të armatosur dhe pajisje të tjera mbrojtëse në një marrëveshje me vlerë 23 miliardë dollarë.

Në bëmë gjithçka si duhej dhe sapo të mbarojë rishikimi pajisjet ushtarake do të arijnë në Emiratet e Bashkuara Arabe” tha ambasadori Yousef Al Otaiba Muajin e kaluar, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së tha se administrata e Biden po ndalonte përkohësisht zbatimin e disa shitjeve të armëve në pritje të aleatëve të SH.B.A.-së për t'i rishikuar ato.

Në dhjetor, Senati hodhi poshtë përpjekjet për të bllokuar transaksionin, për të cilin kundërshtarët kishin thënë se po nxitohej pa pasur një siguri të mjaftueshme se pajisjet nuk do të binin në duar të gabuara.