Tiranë, digjen tri makina brenda garazhit të pallatit në ndërtim

Tre makina kanë shpërthyer në flakë brenda garazhit të një pallati në ndërtim në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Nuk dihet ende në pronësi të kujt janë ato mjete. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zjarrvënie të qëllimshme apo shkaqe aksidentale, që kanë bërë që të trija makinat të digjen dhe të shkaktojnë panic tek banorët.

Kjo ngjarje pason një tjetër që ndodhi pas mesnate ën krujë, kur një makinë u dogj në oborrin e shtëpisë së të zotit rreth orës 3. Disa persona janë duke u marrë në pyetje për atë rast.