Zjarr pas mesnate në Krujë, makina përfshihet nga flakët në oborrin e shtëpisë

Një makinë është djegur gjatë natës në Krujë rreth orës 3:00, pas mesnate. Makina BENZ ishte pronë e B.V dhe zjarr ka marrë në oborrin e shtëpisë, ku ishte parkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, ndaj edhe janë shoqëruar disa persona.