Mbytet anija në Kretë/ Prokurori britanik gjendet i vdekur, familja dyshime pë vrasje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme, në Kretë. Një anije, me vlerë një milion paund, u mbyt, duke i marrë jetën një shtetasi britanik.

Viktima u identifikua si Hugh Claire Bradley Roberts, ndërsa grupi i ekspertizës njoftoi se nuk u gjetën shenja të veprimtarisë kriminale.

Por, familja e tij hedh dyshime për të kundërtën. Ata thonë se “nuk ishte një aksident“, pasi Hugh Claire Bradley Roberts, Prokuror në pension, 74-vjeç kishte “disa mosmarrëveshje mbi pasuritë e patundshme në vitet e fundit“. Roberts jetoi në fshatin Ramni, Chania, për 12 vitet e fundit me gruan e tij, e cila humbi jetën pak kohë më parë.

Në momentin që anija është mbytur qeni i britanikut fatkeq, mbijetoi. Ai lehte dëshpërimisht ndaj pronarit të tij, duke u përpjekur që ta ndihmonte, në mënyrë që dikush të shkonte e ta ndihmonte.

“Mund të mos ketë pasur shenja ose të nxira në trupin e tij që të tregojnë ‘një luftë’, por asgjë nuk mund të përjashtohet“, i tha një burim policie, shkruajne mediat e huaja.

“Ai mund të ketë vdekur nga mbytja. Ne e konsiderojmë shumë të dyshimtë që një anije kaq e madhe, një anije të paktën 20 metra e gjatë, u mbyt në një kohë të shkurtër”, shtoi burimi, duke komplikuar më tej çështjen.