Florian Kamberi vendos të kthehet në Skoci, do huazohet tek Aberden

Futbollisti i Kombëtares, Florian Kamberi, do të rikthehet përsëri në Skoci, aty ku shkëlqeu me skuadrat e Hibernian dhe Rejnxhërs.

Në merkaton e verës, sulmuesi kaloi në Zvicër te skuadra e St. Galen, por aty nuk ka arritur të përshtatet dhe të tregojë aftësitë e tij, teksa shkak për këtë janë bërë dëmtimet, por edhe infektimi me Koronavirus.

Tashmë Kamberi ka vendosur të rikthehet në Skoci, aty ku pritet të luajë për skuadrën e Aberdenit.

Këta të fundit sipas “DailyRecord” kanë arritur marrëveshjen me St. Galen për të marrë në huazim deri në fund Kamberin dhe zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.