FOTO/ Ylli argjentinas bëhet baba për herë të parë

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez është bërë baba për herë të parë.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”.

Martinez ka postuar një foto me bashkëshorten e tij Agus Gandolfon dhe vajzën e tij duke shkruar: “Mirserdhe vajza Martinez. Faleminderit Agus Gandolfo që më dhe këtë lumturi të pafundme. Të dua!”