Aktorja amerikane pozon nudo dhe tregon shenjën e operacionit të lindjes

Komediania amerikane, Amy Schumer ka postuar foton e saj nudo, përballë pasqyrës, dhe jo pa qëllim.

Amy ka dashur të tregoj shenjën e operacionit të lindjes dhe me anë të kësaj fotoje, ajo ka dashur të inkurajojë nënat e reja për ta pranuar këtë shenje në trupin e tyre dhe për ta parë me krenari.

Aktorja solli në jetë përmes C Section djalin e saj Gene, në maj të 2019-ës.

"Më duket se shenja ime e operacionit duket bukur sot!”, shkruante krahas fotos Amy.

Fanset pastaj i lanë komente mbështetëse dhe falënderuese që e tregoi të vërtetën pa filtra.

"Trup i bukur!. Duhet ta dua më shumë shenjën time të operacionit të lindjes”, shkruante dikush.

"Çdo shenjë ka një histori. Unë i dua të gjitha historitë e mia të mbijetesës dhe jetës”, shkruan dikush tjetër.