Theu rregullat e Covid, Rita Ora mbështetet nga i dashuri i saj

Vetëm pak ditë më pare, u përfol se Rita Ora dhe i dashuri i saj Romain Gavras nuk po u ecën mire në lidhjen e tyre.

Por një burim shprehet se Romain Gavras po e mbështet këngëtaren pasi ajo theu rregullat e rrepta Covid-19 - pavarësisht se ato ishin mbi 9,000 milje larg.

“Romain ka qenë vërtet mbështetës i Ritës gjatë muajve të fundit”.

Kujtojmë se në fund të nëntorit, ylli i muzikës pop Rita Ora shkeli rregullat e izolimit që ishin vendosur në Britaninë e Madhe, pasi ajo organizoi një festë në 30 vjetorin e saj.

Rita organizoi një festë në fshehtësi të plotë me 30 miq, në restorantin “Casa Cruy” në Londër, duke thyer rregullat e qeverisë britanike për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.