‘UÇK, UÇK…’/ Me Forca Speciale në Skënderaj, Albin Kurti sulmohet me vezë nga qytetarët

Mbasditen e sotme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pritur me protesta të fuqishme në komunën e Skënderajt.

Gjatë qëndrimit të Kurtit në Skënderaj për fushatë elektorale, qytetarët kanë dalë në protesta dhe janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

Në një video që ka siguruar lajmi.net këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë të parin e VV-së.

Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.