E shkuara e dyshimtë kriminale/ Kush është ‘Taqi shqiptari’ që u kap në makinën e Alket Rizait

Media greke zbulon detaje te tjera rreth shqiptarit të rrezikshëm të kapur në mjetin e Alket Rizait.

45-vjeçari i njohur si “Taqi shqiptari” me shumë mundësi nuk e dinte që para disa ditësh ishte shpallur në kërkim për vrasjen në tetor 2017 të Roland Shembitrasit. Ai mësohet se vitet e fundit kryente udhëtime të shpeshta drejt Shqipërisë dhe Anglisë, pa pasur probleme me autoritetet. Ai është prind i dy femijëve dhe për herë të parë ka rënë në pranga në vitin 1997 për vrasjen e një greku në Pire por u dënua vetëm 5 vjet burg pasi vrasja u cilësua ne kushtet e vetëmbrojtjes.

Gjate qëndrimit në burgun e Kretes, u dyshua bashkë me disa bashkevuajtës të tjerë për vrasjen e një të burgosuri tjetër por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dyshohet se dy vite më parë ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri jashtë një mini kazinoje në zonën e Patisias. Për këtë ngjarje akuzohen edhe disa policë, të cilët u përplasën me armë me civilë për çështje të paligjshme.

Gjithashtu në 2015 ai u akuzua si pjesëmarrës në një grup gjobvënësish në Athine, Iliupoli etj. Mësohet se ai ka mohuar vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj duke u shprehur se ishte mik i Rolandit dhe klient i lokalit “Joy Bar”. Ai u shpreh se vrasjen e kanë kryer të tjerë persona që nuk ishin të maskuar dhe se mes tyre dhe viktimës kishte një zënkë para vrasjes. Policia greke ndërkohë ka qëllim të zbuloje 25 vrasje të viteve të fundit që dyshohet se janë kryer me pagesë.