Shqiptari lëvizte me gjysmë kilogrami kokainë, arrestohet nga policia

Një shqiptar 49 vjeçar, është arrestuar nga policia italiane dy ditë më parë pasi u kap në qendrën metropolitane me gjysmë kilogrami kokainë me vete.

Shqiptari i cili nuk ishte i panjohur për policinë e mbante kokainën në një çantë

Vlera e kokainës sipas policisë ishte 25 mijë euro nëse do hidhej në treg.

Gjithçka ndodhi rreth orës 14.30 të 29 janarit, kur shqiptari u pikas nga agjentët në stacionin M1 Duomo.

Sapo kuptoi që agjentët i ishin vënë pas në ndjekje, shqiptari shpejtoi hapin, por nuk i shërbeu për asgjë, pasi u prangos nga policia.