Sondazhi i 2-të në SYRI TV/ Zgjedhjet e 25 prillit, çfarë mendojnë shqiptarët

Nis edhe publikimi i sondazhit të 2-të në ‘Çim Peka LIVE’ që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas themeluesit të kompanisë që ka bërë sondazhin ‘Flame Tree Advisors’, këtë herë janë pyetur 1 mijë qytetarë të cilët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me pyetjet e shtruara.

Sondazhi është bërë nga data  8 deri në 22 janar dhe rezultatet janë të reja.

Sipas Adlej Picit, këta janë 1 mijë qytetarë të tjerë, ndryshe nga sondazhi i mëparshëm me 4 mijë qytetarë.