Ledian Agallijaj: Të vjetërit duhet t’ja lënë rradhën të rinjve, vendet e punës në TOB janë zënë me tapi

I ftuar në emisionin “Syri Keq” me Kelvi Kadillin, balerini Ledian Agallijaj ka shpërthyer në komente negative lidhur me shkollën e baletit në shqipëri. Ai shprehet se tashmë pedagogët e shkollës së baletit, rekrutojnë pa dëshirë studentë të shkollave private për t’i futur në shkollë baleti.

 Ai thotë se nuk ka më disiplinë në atë institucion dhe gjithashtu shton se pas përfundmit të kësaj shkolle, të gjithë ata që janë të talentuar ikin nga Shqipëria, sepse vendet e punës në teatrin e operas dhe baletit janë të zëna me tapi.

Ai shprehet gjithashtu se baleti është një profesion që përmban shumë ego brenda por në Shqipëri ka shumë bërryla.

Ndër të tjera, Agallijaj thotë se ata që dalin nëpër media të ndryshme për të dhënë mend për baletin, e bëjnë vetëm për të përmbushur egon e tyre dhe ndërkohë s’bëjnë asnjë gjë në lidhje me këtë profesion.

Për më tepër klikoni linkun më poshtë: