Këngëtari i famshëm akuzohet nga ish-partnerja për dhunë

Aktorja e njohur amerikane, Evan Rachel Wood ka publikuar një deklaratë ku shprehet se Marilyn Manson e ka dhunuar gjatë lidhjes së tyre, e cila përfundoi në vitin 2010.

Ata e nisën lidhjen e tyre kur Wood ishte 19 vjeç, në vitin 2007 ndërsa Manson asokohe ishte 38. Ata u fejuan në vitin 2010, pak kohë para se të ndaheshin.

“Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, ose siç e njeh bota Marilyn Mason. Ai filloi të më dhunojë kur isha adoleshente dhe abuzoi me mua për vite. Isha e manipuluar dhe e nënshtruar. Nuk mund të jetoj më me frikë dhe kërcënime. Po e ekspozoj këtë njeri të rrezikshëm në mënyrë që të parandalojë të shkatërrohen jetë të tjera”-shkroi aktorja.

Në vitin 2016, Wood kishte folur për abuzimin në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, por nuk kishte specifikuar emra.