‘Kosovë-Izrael zyrtarizojnë njohjen’, Kryemadhi: Tjetër zhvillim pozitiv! Mirënjohje SHBA për rolin e veçantë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael duke e quajtur një zhvillim tjetër pozitiv në procesin shumë të rëndësishëm të njohjeve të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu Kryemadhi ka shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin e veçantë në këtë arritje.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Përshëndes vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael. Një zhvillim tjetër pozitiv në procesin shumë të rëndësishëm të njohjeve të shtetit të Kosovës. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin e veçantë në këtë arritje. Urojmë që procesi i njohjeve të vazhdojë me një ritëm sa më të lartë, për të realizuar sa më shpejt, anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombetare.