Aksidentoi rëndë këmbësorin, drejtuesi i automjetit ia mbath nga vendngjarja

Policia e Korçës ka dhënë detajet e para në lidhje me aksidentin e ndodhur në mbrëmje në qytet, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, pa u dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit. Ndërkohë që tashmë është në kërkim nga policia.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.