Fatma Haxhialiu tregon se kush i publikoi fotot e Teas dhe Beartit

Ka bërë jo pak bujë në media lajmi se Bearti dhe Tea kishin krijuar një lidhje jashtë emisionit “PërPuthen”, ndërsa Tea doli çift nga programi me Andin.

E ftuar sonte në “PërPuthen”, gazetarja Fatma Haxhialiu tha se fotot e Teas dhe Beartit janë publikuar nga një gazetë kosovare, që është në pronësi të mamasë së Beartit.

‘Të parët që i kanë nxjerrë ka qenë një gazet kosovare që e ka e ëma e Beartit. Pra ato janë foto që janë nxjerrë nga vetë ata. Tea asnjëherë nuk ka dalë jashtë kontrollit, është një vajzë e mirë kontrolluar e mbajti loje nderi aty, doli e nderuar e respektuar. Do rrinin dhe tre muaj bashkë dhe do thoshte nuk eci, pra nuk besoj që e ka lejuar Tea atë, ose ka një ngërç mes tyre”, tha ajo.