Sulmuesi i Shpresave transferohet nga Olimpiakosi te klubi tjetër grek

Emiljano Bullari ka ndryshuar ekip, teksa është larguar nga Olimpiakosi për të kaluar te skuadra tjetër greke e Atromitos.

Këta të fundit e kanë marrë falas sulmuesin e Kombëtares së 21-vjeçarëve, teksa kanë firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë.

Bullari do të vazhdojë karrierën me Atromitos, ku shpreson të ketë sa më shumë minuta në Superligën greke.

19-vjeçari zhvilloi 51 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Olimpiakosit, ku arriti të shënojë 12 gola.

Bullari është prezantuar ditën e sotme me Atromitos dhe në vazhdim do të jetë pjesë e kësaj skuadre.