Ledian Agallijaj: Ika nga Top Channel sepse nuk mund të kërcej me amatorë

Ledian Agallijaj është një emër i njohur i baletit në shqipëri. Në një intervistë ekskluzive në “Syri Keq” me Kelvi Kadillin, ai ka folur hapur, jo vetëm për pakënaqësitë dhe nivelet e ulëta të profesionalizmit në shqipëri por edhe për ikjen nga trupa e baletit të Top Channel.

Ai shprehet se dikur trupa e baletit të Top Channel, kishte balerinë të mirëfilltë. Të gjithë ishin balerinë profesionistë dhe të shkolluar.

Ai thotë “Që në momentin që në një trupë profesionale futet një amator që nuk ka lidhje me shkollën e baletit, për mua si profesionist rrëzohen të gjitha vlerat”.

Gjithashtu ai shton se në këtë moment të karrierës së tij ndihet sikur e ka mbyllur ciklin, duke theksuar edhe faktin se tashmë është 36 vjeç.

Klikoni linkun më poshtë për intervistën e plotë: