Lehtësohen masat anti-Covid në Itali, 15 rajone kthehen në ‘zona të verdha’

Këtë të hënë, shumica e rajoneve italiane kanë lehtësuar masat anti-covid.

Kjo lëvizje nga ana e Italisë vjen në një kohë kur shumë nga fqinjët evropianë të vendit si Franca, po shtrëngojnë më tej masat.

Sipas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten, 15 nga 20 rajonet e Italisë janë tashmë në “zonën e verdhë”, niveli më i lehtë në shkallë kufizimesh të rënditura nga e verdha në të kuqe.

Në “zonat e verdha” njerëzit lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.

Të dielën, Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi se Italia “ende ka nevojë për kujdesin më të madh”.