Ledian Agallijaj: Në Shqipëri ngatërrohen balerinat me striptistët

I ftuar këtë të hënë në “Syri Keq” me Kelvi Kadillin, balerini Ledian Agallijaj ka folur për herë të parë në lidhje me realitetin e shëmtuar të baletit në Shqipëri. Gjatë bisedës ai u shpreh se në Shqipëri media e bën keq rolin e saj, pasi shpesh sipas tij “disa pseudogazetarë prezantojnë me termin balerin disa individë që në fakt nuk mund të jenë më shume sesa striptistë”.

Agallijaj sqaron se balerin është ai që kercen në teatrin e operas dhe baletit, jo ai që kërcen në televizion. Ai sqaron se për t’u quajtur balerin duhet të kesh mbaruar një shkollë të tërë dhe jo thjesht të shfaqesh diku duke kërcyer.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë më poshtë: