Ulen rastet në Itali/ Konfirmohen rreth 8 mijë të prekur dhe 329 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 7, 925 raste të reja me koronavirus nga 142,419 testime të realizuara.

Gjtihashtu Ministria e Shëndetësisë raporton se 329 pacientë me Covid kanë humbur jetën, ndërsa 13,975 persona janë shëruar.

Gjithashtu sipas autoriteteve shëndetësore shkalla e pozitivitetit është 5.6%.

Kujtojmë se të dielën Ministria e Shëndetësisë në Itali, konfirmoi 12,715 raste të reja me koronavirus, ndërsa 421 pacientë humbën jetën.