U infektua pas vaksinimit, Silava Bino fajëson Pëllumb Piperon

Gjatë konferencës së sotme të Komiteti Teknik të Ekspertëve, anëtarja e tij mjekja Silva Bino pas interesimit të gazetarëve foli, edhe për rastin e bujshëm të infektimit të doktor Pëllumb Piperos, 14 ditë pas marrjes së vaksinës.

Në fjalën e saj Bino ka fajësuar vetë Piperon, pasi sipas saj ai ka ulur vigjilencën dhe nuk ka respektuar në mënyrë strikte rregullat anti Covid.

‘Në lidhje me doktorin dhe kolegun tonë, është një rast infektimi nga Sars COv2, në periudhën kur nuk janë krijuar akoma anti-trupat. Doktori është një person që punon dhe ka kontakte me njerëz.

Ky është një shkak për të thënë dhe ata që e kanë bërë vaksinën nuk do të thotë se duhet të ulin masat e parandalimit, por përkundrazi duhet t’i zbatojnë po njësoj’, tha Bino.