Befason Kukësi, dëshiron ta transferojë Herolind Shalën

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala prej 1 janarit është pa skuadër.

29-vjeçarit i ka skaduar kontrata me ekipin norvegjez, Vaalerenga dhe tashmë ka ngjallur interes edhe nga Kukësi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kukësi e ka kontaktuar Shalën duke shprehur dëshirën për ta transferuar.