FOTO/ Ky është Shkëlzen Kastrati, u ekzekutua sot në Fier

Babai i katër fëmijëve adoleshentë Shkëlzen Kastrati u ekzekutua përmes një atentati mafioz paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

42-vjeçar nuk rezulton të ketë precedentë penale të mëparshëm dhe ishte pronar i një biznesi të vogël në Fier, ndërsa ndryshe nga ai, i vëllai, Kelmend Kastrati është i dyshuar nga policia për disa ngjarje të rënda në qytet.

Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016, nga i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra shoku i tij që drejtonte makinën Denis Kasaj.

Pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, policia gjeti të djegur në fshati Daullas një makinë tip ‘Range Rover’.

Brenda sa u gjet edhe një automatik tip ‘Skorpion’ me silenciator që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Kastratit.