Largimi i Ahmatajt, ja 3 kandidatët që pritet të ulen në stolin korçar

Skënderbeu e ka mbyllur janarin pa trajner, pasi Julian Ahmataj është larguar pas humbjes me Kukësin.

Shkurti do të nisë me trajner të ri te korçarët dhe për momentin tre teknikë përflitem si kandidatë të mundshëm për të zënë vendin e lënë bosh nga Ahmataj, shkruan panorama sport.

I pari një i shtëpisë, legjenda e portës korçare dhe kombëtares, Jani Kaçi. I dyti mendohet të jetë trajneri i Besës së Kavajës, Artan Mërgjyshi. Por edhe Nikolin Çoçlli shikohet si kandidat i mundshëm. Sot pritet që presidenti Takaj të vendosë për pasuesin e Ahmatajt.