Historike: Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen. Formalizimi i kësaj marrëveshjeje historike u bë në mënyrë virtuale.

Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje, në anglisht, hebraike, shqip dhe serbisht.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Ëashington.

***

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj,mMinistri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.

Sot në këtë ceremoni solemne virtuale u firmos formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit.

Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Ëashington, më 4 shtator 2020.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.