Prokuroria federale ka nisur një hetim për rastin Lukaku - Ibrahimovic

Prokuroria federale italiane ka hapur një hetim lidhur me rastin e përplasjes së bujshme Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic në Coppa Italia.

Futbollistët shkëmbyen ofendime me njëri-tjetrin, ku më pas janë dënuar nga një ndeshje pezullim nga Komisioni Disiplinor.

Por, pavarësisht kësaj, Prokurori federal, Giuseppe Chine ditën e hënë ka hapur një hetim për rastin në fjalë. Chine ka thirrur edhe gjyqtarin Valeri i cili ishte i deleguar natën e incidentit dhe do të jetë në cilësinë e dëshmitarit.

Në hetim do të dëgjohet dëshmia e gjyqtarit i cili do të duhet të tregojë para Prokurorisë “zënkën” ndërmjet futbollistëve ku më pas do të verifikohen faktet nëse është shkelur Kodi Penal i nenit 28 për gjykime sportive.