Bashkëshorti i saj u nda nga jeta dy ditë më parë, Margariti: Askush nuk është gati...

Dy ditë më parë Ministrja e Kulturës Elva Margariti humbi bashkëshortin, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Dhe sot përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Margariti ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ato që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira që ajo po kalon.

Postimi i plotë:

“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”,