Ditë zyrtarizimi/ Partizani nënshkruan me mesfushorin Donal Mëllugja

Partizani ditën e sotme ka zyrtarizuar marrëveshjet me futbollistët e rinj.

Klubi i kuq ka prezantuar pak minuta më parë mesfushorin Donal Mëllugja, i cili i bashkohet skuadrës kryeqytetase nga Bylisi.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

“Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, ekipit më të madh në Shqipëri. Ishte një zgjedhje të cilën kurrsesi nuk mund ta refuzoja dhe për këtë dua të falenderoj drejtuesit e Partizanit, të cilët më dhanë këtë mundësi për të qenë pjesë e klubit me tifozerinë më të madhe në vend. Shpresoj që me Partizanin të arrijmë objektivat madhor që klubi ka në këtë sezon , pasi edhe kontigjenti i lojtarëve është shumë premtues”, u shpreh mesfushori.