Kërkesa që hutoi dhëndrin! Nusja përqafon ish-in e saj në dasmë për herë të fundit

Një video nga një martesë në Malajzi e publikuar në TikTok ka bërë bujë në internet.

Ndërsa nusja dhe dhëndri përshëndesnin mysafirët online, një burrë me maskë shfaqet në skenë.

Nusja kishte thirrur ish-in e saj në dasmën e saj dhe i bëri një kërkesë burrit të saj që i habiti të gjithë të ftuarit.

Ajo i kërkoi bashkëshortit të saj të ardhshëm ta përqafonte për herë të fundit ish-in para se të thoshte 'PO'.

Ndërsa kjo video është shikuar nga më shumë se 2.5 milion njerëz që nga dita kur u shpërnda, gjithashtu ajo shkaktoi dhe një diskutim në mediat sociale. 

Ndërsa disa përdorues të mediave sociale thanë se nuk do të ftonin ish të dashurit e tyre në dasmat e tyre, të tjerët sollën një dimension tjetër të ngjarjes, duke thënë "Çfarë mendoi familja e dhëndrit në një situatë të tillë".