North West i shkruan një mesazh të ëmbël mamasë Kim Kardashian, në vendin më të pazakontë

Vajza 7-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West i ka treguar nënës së saj një dashuri të madhe, duke i shkruar asaj mesazhin më të ëmbël dhe duke e lënë atë në vendin më të papritur: Në tualet.

Të dielën, Kim ndau me ndjekësit shënimin e shkruar me dorë, i cili ishte i shkruar në një copë letër higjienike, me bojë të zezë. "Mami të dua". Krahas fotos, Kim mbishkroi: "Unë të dua edhe ty North, përgjithmonë !!!" .

Shënimi i përzemërt i North, vjen një ditë pasi ajo dhe nëna e saj shijuan një " Udhëtim Vajzash" për të festuar ditëlindjen e tretë të Stormi Webster .