Fotoja në takimin elektoral, justifikohet Rakacolli: Nuk ishim më shumë se 14 veta

Zv/ministrja e shëndetësisë dhe njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli u pyet për foton, ku ajo ishte pjesë e një takimi me më shumë se 10 persona në fushatë.

Rakacolli tha se ka pasur një keqkuptim në momentin kur është bërë fotoja, pasi takimet kanë qenë me më pak se dhjetë persona, dhe shkrepja është bërë kur njerëzit ishin duke ndryshuar vendet.

Rakacolli: Ne kemi thënë shumë qartë masat që duhen respektuar, Inspektoriati, Policia e Shtetit janë në krye të detyrës, por nuk mund të bëhet asgjë pa ndërgjegjësimin e qytetarëve. Edhe media duhet të fokusohet më tepër, pikërisht te sensibilizimi.

Ajo ka qenë një incident i izoluar, nuk kemi qenë më shumë se 14 njerëz. Aty ka qenë një situatë që unë e kam shpjeguar ku ka ndodhur, ka qenë në fund të një takimi me më pak se dhjetë veta. Unë kam reaguar menjëherë që atë ditë, kur kam vënë re që kanë qenë shumë persona kam reaguar vetë aty, ka pasur një përplasje oraresh.