Infektimet/ Fluturimet me Britaninë e madhe ndalohen pa afat

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë të ditur se do të ndalojë pa afat fluturimet me Britaninë e Madhe.

Këtë vendim e ka bërë të ditur kryetarja e komitetit Mira Rakacolli.

Sipas saj, nga frika e shtimit të infektimeve dhe ardhja e mutacionit britanik do të vazhdojë bllokimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe në një afat të pacaktuar.