VIDEO LAJM/ Shqipëria e vitit 2021

Një vajzë 5-vjeçe në gjendje të rëndë shëndetësore ka mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në Obot, për shkak të përmbytjeve.

Do të duhej udhëtimi me varkë nga Oboti deri tek rruga kryesore për në Shkodër që më pas 5-vjeçarja të nisej për në spitalin rajonal.

Vajza 5-vjeçare ka paraqitur probleme shëndetësore që prej mbrëmjes së kaluar me të vjella dhe dhimbje barku.

Por për shkak të errësirës dhe stuhisë ka qenë i pamundur transportimi ndaj u bë ditën e sotme.

Fëmija u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.